Konferenca e Kryetarëve ka vendosur zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve të Kuvendit me prezencë fizike duke respektuar distancimin fizik dhe masat e tjera mbrojtëse.
Ndërkohë gazetarët dhe kameramanët të cilët ndjekin mbledhjet e komisioneve parlamentare fizikisht duhet të jetë të vaksinuar ose të paraqesin test PCR para zhvillimit të mbledhjes.
Njoftimi
Siç jeni informuar, Konferenca e Kryetarëve miratoi vendimin për zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve të përhershme të Kuvendit me prezencë fizike, duke respektuar distancimin fizik dhe masat e tjera mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.
Ju lutem, mbani parasysh që, në respekt të këtij vendimi, gazetarët dhe kameramanët, të cilët ndjekin mbledhjet e komisioneve parlamentare fizikisht, duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ, përpara zhvillimit të mbledhjes.
Çertifikata ose testi do t’i dorëzohen punonjësit të sektorit të medias në hyrje . Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për cdo nevojë pêr mbêshtetje apo sqarim. Faleminderit!
m.v/abcnews.al