Kjo puntatë e Kosheres ka nisur me editoralin e Bes Kallakut. Kësaj here pjesë e tij ishte dhe moderatorja Jona Spahiu, ku folën së bashku për paradokset e shqiptarëve. Gjatë bisedës së tyre, Besi ndalet ndër të tjera dhe te mania e shqiptarëve për t’ju mësuar fëmijëve sharjet dhe ofendimet.
Pjesë nga biseda:
Besi: Shqipëria është me paradokse. Je në rrugë duke ecur për qejfin tënd dhe të bjer nga kati i katërt një vazo në kokë, bashkë me lule. Çfarë ndodhi nga më erdhi.
Jona: Mirë që duhet të ruhesh nga një vazo që po të bie kokës por duhet të ruhesh dhe anash nga ndonjë makinë. Dhe nga vazoja sipër dhe poshtë se mos po bie në ndonjë pusetë.
Besi: Problemi është se në të gjithë botën të thonë çfarë pate ndërsa në Shqipëri a qorr je ti. I ke sytë në ballë.
Jona: Në botë bën tjetri alpinizëm dhe ndodhin incidente. E pyesin a je mirë dhe të ketë kujdes herën tjetër.
Besi: Po të jesh këtu, po të thyesh këmbën të thotë po ti budalla je, ne po rrëzohemi nga krevati ndërsa ti do me marrë malet.
Jona: Nuk mbarojnë këtu paradokset, je një njeri në botë që ke vese. Disa kanë bixhozin dhe disa alkoolin dhe njerëzit të këshillojnë se si të heqësh dorë nga to.
Besi: Kurse në Shqipëri thonë le t’i bëjë se ka moshën. Pastaj vjen dhe thotë i pata thënë mos, ja ku doli llafi im.
Jona: Në të gjithë botën fjala e parë që i mësojnë fëmijëve është fjala e bukur nënë.
Besi: Dhe në Shqipëri fjalën nënë i mësojmë por pak më ndryshe…shaje këtë xhaxhin nga nona, shaje. /abcnews.al