Teuta është skuadra më e mirë e momentit në Superligë. Ky është mendimi i trajnerit Agim Canaj, që analizon kampionatin në prag të mbylljes së vitit 2018.
Nuk thonë kot që dardha e ka bishtin prapa. Partizani vërtet kryeson Superligën, një javë para fundit të gjysmës së sezonit, por rruga mbetet e gjatë dhe sfiduesit të shumtë. Një nga trajnrët më të njohur të futbollit shqiptar, Agim Canaj, ka këtë analizë për ecurinë e kryeqytetasve.
“Partizani me lojërat që ka zhvilluar e meriton vendin e parë, por asnjë nuk ka asnjë garanci për të ardhmen sepse në ndeshjet e fundit tregoi që ka limite. Pra në fazën sulmuese ka nevojë për përmirësime”, tha Canaj.
Partizanit të mos i vijë keq, pasi Canaj vlerëson më shumë një skuadër tjetër.
“Teuta nuk është skuadër pa përvojë sepse ndër vite ka treguar që di të fitojë, kupa kampionate. Në futboll ndonjëherë projektet serioze bëjnë që të ndihet dhe futbolli më cilësor. Këtë vit Teuta e ka bërë këtë”, tha ai.
Pasi deklaron se Skënderbeu është një zhgënjim, dhe se kampionët kanë probleme psikologjike dhe të mënyrës së lojës, Canaj ka një konstatim për dyshimet e mëdha për aleancat apo prishjen e garës.
“Mendoj që ky kampionat do jetë më i ngushtë sepse nga vendi i 6 deri te vendi i parëq do luftojnë dhe për Europë dhe për kampion”, tha Canaj.
Klubet e Superligës, ashtu si gjithë të tjerët në Shqipëri, janë thuajse në prag falimentimi, për pamundësi financiare. Canaj, trajner që ka punuar në 13 skuadra, ka këtë mendim.
“Kam punuar te klubet që nuk ka patur një ekonmist për të bilancet deri te skuadrat shumë të organizuara. Shumë skuadra në kampionatin shqiptar janë me qira si në terrenet sportive ashtu dhe në ambientet ku flenë”, tha Canaj./abcnews.al