Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri vlerëson protestat paqësore të studentëve si një shprehje e shëndetshme e demokracisë në vend. Në një postim në faqen zyrtare në Facebook thuhet se ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre, e delegacioni vëren se është koha për të ndërtuar një dialog.
“Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore. E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit. Tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike”, përfundon mesazhi i delegacionit të BE në Tiranë./abcnews.al