Një bombë, e vendosur në hyrje të një xhamie në kryeqytetin e Afganistanit të dielën, ka shpërthyer duke u marrë jetë disa civilëve. Lajmi e bëri të ditur një zëdhënës i talebanëve.
Bomba ishte vendosur në Xhaminë Eidgah në Kabul ku po mbahej një shërbim përkujtimor për nënën e zëdhënësit të talebanëve Zabihullah Mujahid. Sipas zëdhënësit, ajo shpërtheu pranë hyrjes në xhami, e dyta më e madhe në qytet.
Për sulmin, ende nuk ka ndonjë grup që të ketë deklaruar autorësinë. Sidoqoftë, që nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talebanët në mes të gushtit, sulmet nga militantët e grupit të “Shtetit Islamik” kundër tyre janë shtuar.
ISIS ka një prani të fortë në provincën lindore të Nangarhar-it dhe i konsideron talebanët armik. Grupi ekstremist ka marrë përsipër disa sulme kundër tyre, duke përfshirë disa vrasje në kryeqytetin krahinor të Jalalabad. Sulmet në Kabul deri më tani kanë qenë të rralla. /abcnews.al/