Spanja ka bërë një ndryshim në listë në prag të ndeshjes kundër Italisë në Nations League, më 6 tetor.
Marcos Llorente, mesfushori i Atletico Madrid, është dëmtuar në duelin e djeshëm kundër Barcelonës dhe nuk mund të luajë kundër kampionëve të Italisë.
Kështu trajneri Luis Enrique ka vendosur të ftojë në vend të tij Bryan Gil, i cili është pjesë e Tottenham në Angli.
Gil ishte vjet pjesë e Eibar në LaLiga dhe anglezët e blenë 25 milion euro, shumë që u përfitua nga Sevilla që kishte kartonin në zotërim dhe e kishte huauzar. / abcnews.al
? OFICIAL I @11BryanGil sustituye a @marcosllorente, lesionado, en la convocatoria de la @SeFutbol.
? https://t.co/553G5yrjWo#VamosEspaña pic.twitter.com/k0oQtvKdSF
— Selección Española de Fútbol (@SEFutbol) October 3, 2021