“Jugori” me regjizor Doni Mustafiq së shpejti do të shfaqet në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Në këtë shfaqje flitet ashpër për mungesen e gatishmërisë për të pranuar atë që është ndryshe sipas orientimit seksual, racor, fetar dhe përkatësi etnike, për psikologjinë e turmës etj.
Ne shpesh ndeshemi me paragjykimet, mungesen e tolerances ndaj tjetrit, ksenofbinë dhe urrejtjen ndaj të huajit. Regjisori i njohur jo vetëm në Ballkan Dino Mustafiq, po punon me trupën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës mbi tekstin e Reiner Werner Fassbinder “Jugori”. Për drejtoreshen e Teatrit Migjeni, ardhja e Dino Mustafiq i cili sjell një shfaqje krejtësisht të ndryshme është një ngjarje e madhe për vetë Teatrin “Migjeni”.
Rita Gjeka, Drejtore e Teatrit “Migjeni”: “Të punosh me Dino Mustafiqin për mua ka qenë një shkollë e dytë, i kam thënë Zotit flameniderit që nuk kam dalë akoma në pension si aktore për të pasur mundësinë që të punojmë me një regjisor të tillë. Ai të njeh pa e kuptuar, ku si kam mundësi, kur ai nuk të ka takuar kurrë dhe të njeh. Ai është kaq i zoti sa zbërthen personazhin, zbërthen Ritën në rastin konkret që kam rolin unë krejt shpejt. Është shkencëtar i regjisë.”
Koreografi i shfaqjes Gjergj Prevazi, i cili ka shumë vite që bashkëpunon me regjisorin thotë se është një shfaqje moderne që sjell në vëmendje shumë aspekte.
Gjergj Prevazi, koreograf: “Përzgjedhja e këtij teksti, i cili ka lidhje me emigracionin. Në një qytet plot me emigracion siç është dhe Shkodra, natyrisht që prek jetën tonë, prek familjet shqiptare, prek identitetin dhe situatën aktuale në të cilën ne jetojmë.”
Teksti flet hapur dhe ashpër për mungesën e gatishmërisë për të pranuar atë që është ndryshe sipas orientimit seksual, racor, fetar dhe përkatësi etnike, për psikologjinë e turmës, duke provokuar mentalitetin e shqetësuar ( të ulët) qytetar. Ky është bashkëpunimi i dytë me Dino Mustafiqin për aktoren Kristi Lleshi, e cila shprehet se është një kënaqësi si dhe një përgjegjësi.
Kristi Lleshi, aktore: “Për mua çdo shfaqje është proces mësimor, pikë së pari për veten, pastaj profesionalisht. Pres që ta shijoj deri në fund.”
Në shfaqje janë nëntë persona të cilët pasi mes tyre përnjëherë shfaqet “tjetri”, i cili zë vendin e tyre në tregun e punës, kapërcejnë nga qëndrimi neutral dhe i distancuar i qytetarëve të qetë, përmes thashethemit, rrëfimeve të fryra, deri në frike dhe pastaj kalojnë në dhunë.
Ky është një nga projektet më të medha teatrore në Shkodër, me ndërthurjen multimediale, kërkesave të produksionit, organizimit dhe numrit të bashkëpunëtorëve. Shfaqja do jepet premierë me 21 dhjetor dhe vjen si një dhuratë për festat e fundvitit./abcnews.al