Pavel Nedved ka lëshuar një deklaratë të çuditshme para ndeshjes së djeshme kundër Torinos. Zëvendëspresidenti i Juventusit është shprehur se Moise Kean është nënvlerësuar.
Për më tepër ai e lidh me faktin që është italian dhe për këtë arsye nuk i thuren lavdet e merituara për paraqitjet e bëra të PSG.
“Ne nënshkruam me Kean nga Everton sepse ne mendojmë se ai është e ardhmja. Ai shënoi 17 gola me fanellën e PSG.
Nëse nuk do të ishte italian, të gjithë do të thonin që ai është një fenomen. Kean është pjesë e projektit tonë”, tha Nedved një ditë më parë. /abcnews.al

