Për rreth dy orë rrethrrotullimi i Zogut të Zi në Tiranë ka qëndruar i bllokuar për qarkullimin e automjeteve. Studentët u zhvendosën në këtë zonë të kryeqytetit pas tubimit që organizuan paradite përpara godinës së Kryeministrisë.
Qëllimi i bllokimit të rrugës është reagimi i kreut të qeverisë-thanë studentët për ABC News. Sipas tyre janë të kota kërkesat e vazhdueshme të Kryeministrit për dialog, pasi 8 pikat janë minimale dhe nuk kanë nevojë për diskutime. Protesta e zhvendosur u mbikëqyr edhe nga forcat e rendit. Të vetmet mjete që u lejuan të kalonin ishin autoambulancat. Pas afro dy orësh, studentët u larguan duke lënë të lirë rrugën për qarkullimin normal të automjeteve. /abcnews.al