Horoskopi 17 dhjetor 2018

schedule09:18 - 17 Dhjetor, 2018

schedule 09:18 - 17 Dhjetor, 2018

Dashi
Ditë e ngarkuar ju pret sot. Do të duhet të përballoni ngarkesë pune. Kjo do të shkaktojë lodhje tek ju por bëni durim, pasi përfitimet ju oresin në sfond.

Demi
Fati do të trokasë në derën tuaj sot. Do të zgjoheni me një energji të lartë për të kryer aktivitete. Përfitoni nga mundësitë që ju vijnë profesionalisht.

Binjakët
Duhet ti kushtoni më shumë rëndësi vetes sot. Natyra juaj bujare gjithmonë priret që të ndihmojë njerëzit përreth, por sot sugjerohet që të mendoni dhe për veten tuaj. Shpenzoni kohe me familjen tuaj.

Gaforrja
Bëjini sytë katër sot. Ngjarje të parpitura mund t’ju ndodhin nga ku nuk e prisni. Mund të merrni mësime të mira nga këto kurthe që armiqtë do t’ju planifikojnë.

Virgjëresha
Sot do të ndiheni të frymëzuar për të bërë gjëra të bukura. Përdorini aftësitë tuaja për të impresionuar njerëzit përreth. Do të merrni lavde të panumërta nga puna e kryer.

Peshorja
Do të ndani të gjithë dashurinë tuaj me njerëzit e zemrës sot. Besimi që keni në vetëvete do të reflektohet dhe tek të tjerët. Kujtimet e vjetra do të jenë pjesë e rëndësishme e ditës suaj.

Akrepi
Sot sugjerohet që ti kushtoni rëndësi shëndetit tuaj. Filloni të hani në mënyrë të moderuar dhe ushqime që ju ndihmojnë për një metabolizëm sa më të fortë. Ngrënia e shëndetshme sjell dhe lumturi.

Shigjetari
Stresi i kohëve të fundit ka dhënë pasoja fizike tek ju. Probleme si rënia e flokëve apo pagjumësia po ju shqetësojnë. Do të ndjeni qetësi vetëm pranë të afërmve duke mos dalë jashtë zonës së rehatisë.

Bricjapi
Do të keni konkurrencë të fortë në ambientin e punës ditën e sotme. Eprorët do ju besojnë juve një detyrë që do të përcaktojë të ardhmen tuaj profesionale. Inteligjenca dhe aftësitë tuaja nuk do ju lenë në baltë.

Ujori
Do të shpenzoni më shumë nga sa mendoni sot. Afrimi i festave do të bëjë që të ndiheni shumë zemërgjër me bërjen e dhuratave. Jini largpamës dhe për ditët e tjera që mund t’ju gjejnë në vështirësi.

Peshqit
Sot jeta profesionale dhe personale do të kenë një pikë takimi për ju. edhe pse jeni një person emocional sot do të përdorni logjikën për të dalë nga situata të sikletshme. Nata sjell surpriza të këndëshme për ju./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!