Tjetër “vulë” në historinë e futbollit, Ronaldo i tregon targën Iker Casillas

schedule23:13 - 29 Shtator, 2021

schedule 23:13 - 29 Shtator, 2021

Cristiano Ronaldo shkruan edhe një herë tjetër emrin në historinë e Champions League. Portugezi ishte titullar për Manchester United në duelin kundër Villareal, i përfunduar 2-1.

Sulmuesi i “Djajve të Kuq” arriti shifrën e 178 ndeshjeve në Champions League, duke parakaluar një legjendë të Real Madrid, ish-portierin Iker Casillas.

Në pesë lojtarët me më shumë ndeshje në Champions, aktiv është vetëm rivali Lionel Messi, i cili numëron 151 ndeshje në këtë kompeticion, po aq sa Xavi Hernandez. /abcnews.al