Potesta kundër marrëveshjes për emigrantët në Bruksel

schedule22:03 - 16 Dhjetor, 2018

schedule 22:03 - 16 Dhjetor, 2018

Mijëra persona protestuan në Bruksel këtë të diel kundër Paktit të emigracionit të OKB-së, që u firmos në Marrakech javën e kaluar.

Parti të krahut të djathtë në vend u bënë thirrje njerëzve që t’u bashkoheshin marshimit, që u realizua pranë institucioneve më të rëndësishme të Bashkimit Europian. Ata i frikësohen faktit se marrëveshja mund të çojë në rritjen e emigrantëve në vend.

Gaz lotsjellës dhe ujë u përdorën pasi protestuesit filluan përplasjet me policinë. Sipas BBC-së në demonstratë ishin rreth 5.500 persona. Nga ana tjetër grupet e krahut të majtë dhe organizatat bamirëse organizuan një kundërprotestë, pjesë e së cilës u bënë rreth 1.000 persona.

Partia e krahut të djathtë N-VA, që ishte pjesë e koalicionit drejtues të Belgjikës, la qeverinë në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit për nënshkrimin e marrëveshjes.

Marrëveshja për emigracionin u nënshkrua javën e kaluar në Marrakech nga 164 vende të Kombeve të Bashkuara. Por ka disa shtete si SHBA-të, Italia, Austria, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia që refuzuan që ta miratojnë atë.

Kjo marrëveshje nuk është ligjërisht e detyrueshme dhe kërkon një qasje për emigracionin që riafirmon të drejtën kombëtare të shteteve për të përcaktuar politikën e tyre ndaj emigracionit. Aty pohohet dhe rëndësia e emigrimit të ligjshëm. Kritikët në Europë kanë dalë kundër këtij pakti pasi sipas tyre do sjellë rritjen emigrimit në kontinent.

Shumë shtete europiane kanë pasur një politikë goditëse ndaj emigrimit vitet e fundit. Në Qershor, Hungaria bëri të paligjshme ndihmën ndaj kërkuesve për azil në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!