Juventusi pa “pykë” e Chelsea me mesfushë ndryshe, formacionet e supersfidës së sotme

schedule19:58 - 29 Shtator, 2021

schedule 19:58 - 29 Shtator, 2021

Thomas Tuchel dhe Max Allegri kanë zbardhur formacionet zyrtare të betejës më të fortë të mbrëmjes së sotme në Champions League.

Te Juventus vihet re fakti se zbret në fushë pa asnjë sulmues tipik qendre, teksa reparti i është besuar Chiesas dhe Bernardeschit, me Keane në stol e Dybala e Morata të dëmtuar.

Chelsea zbret me klasikët e tij, teksa në vend Kante, i dëmtuar, në fushë është KovacicNdërkohë, Mount zëvendësohet nga Hakim Ziyech.

FORMACIONET ZYRTARE:
Juventus
: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Rabiot; Chiesa, Bernardeschi.
Chelsea: Mendy; Christensen, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Marcos Alonso; Ziyech, Havertz; Lukaku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!