Basha pas takimit me Gacek: Raporti i OSBE-ODIHR konfirmoi masakrën zgjedhore

schedule16:40 - 29 Shtator, 2021

schedule 16:40 - 29 Shtator, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas takimit në Selinë Blu, me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR Urszula Gacek, duke thënë se i bëri të qartë ambasadores së raporti i OSBE-ODIHR tregoi qartë se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore.

Bashë më tej ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama duke thënë se vrau demokracinë në Shqipëri dhe shteti u bë njësh me partinë. Më tej Basha e ka krahasuar qeverisjen e Ramës si ajo e Lukashenkos në Bjellorusi.

“Ambasadores i shpreha mirënjohjen për punën e misionit të monitorimit ndonëse në kushte te kufizuar. Po kështu ndamë me të dhe bashkëpunimin dhe dakordësinë me rekomandimet parësore për OSBE ODHIR. Ky raport fakton masakrën zgjedhore. Vrasjen e demokracinë në Shqipëri. Rekomandimi dy thotë që shtetit të garantojë votën. Ky mund të ishte farë mirë një raport për Bjellorusinë e Lukashnekon. Ironi e madhe se mora vesh se një aktiviste e është me Lukashenkon e Shqipërisë. Raporti konfirmon shkrirjen e shtetit me Partinë. Sistemi i patronzhistëve është vjedhje e të të dhënave të qytetarëve. Përdorimi i tyre nga sistemi i patronazhistëve duhet tu vijë turp nga vetja. Është i ngjashëm me sigurimin e shtetit të viteve 90’. Raporti thotë se pas prishjes së marrëveshjes nuk është i njëjtë. Raporti flet në rekomandimin 5 për lirinë e medias. Gjerat nuk janë bërë më mirë por më keq. Se Qeveria mori zëdhënësen e Partisë dhe e vuri në krye të AMA-s. Ndërkohë ka krijuar një ministri të propagandës për të zhdukur edhe atë pak liri për gazetarët për të bërë transparencë. Flet për blerjen e votave. Në bashkëpunim me krimin e organizuara nuk u zgjidh dhe mori dimensione të reja” tha Basha. /abcnews.al/