29-vjeçari merr peng përgjegjësin e zyrës Arsimore në Bulqizë: Kthe familjarët e mi në punë

schedule14:50 - 29 Shtator, 2021

schedule 14:50 - 29 Shtator, 2021

Një 29-vjeçar me iniciale A.K. është arrestuar nga policia pas kallëzimit të bërë nga përgjegjësi i Zyrës Arsimore në Bulqizë Kujtim Kerkuti, i cili ka deklaruar se i riu e ka marrë peng në automjetin e tij duke i kërkuar të rikthejë familjarët e tij në vendin e punës.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!