Të gjithë të tokë, videoja e vrasjes së policit në Lezhë. Kolegët ikën me vrap, Aldi Rama qëlloi dhe iku me shpejtësi me makinë

schedule14:25 - 29 Shtator, 2021

schedule 14:25 - 29 Shtator, 2021

Abcnews.al ka siguruar videon nga momenti i ekzekutimit të policit Saimri Hoxha në Ishull Lezhë gjatë ditës së djeshme. Nga pamjet e kapura nga një kamera sigurie pranë vendit të ngjarjes duke momenti kur makina e policisë ndalon dhe efektivët i bëjnë me shenjë makinës tip “Volkswagen” të ndalojë.

Ajo vjen me shpejtësi dhe frenon fort. Pastaj duken policët që flasin me të rinjtë në makinën ku ndodhej Aldi Rama, i cili nuk doli nga makina por qëlloi në drejtim të nënkomisarit Saimir Hoxha. Kur

Kur Aldi Rama qëlloi ndaj Saimir Hoxhës dy kolegët e tij largohen me vrap disa metra.

Më pas Rama mori makinën tip “Volkswagen”, ngjyrë blu e errët dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, policët e tjerë që u larguan fillimisht me vrap, qëlluan disa herë në drejtim të makinës së Ramës dhe më pas vijnë në ndihmë të kolegut të tyre që gjendet i shtrirë në tokë pranë makinës së bardhë, me të cilin udhëtonin.

U lokalizua disa orë më pas nga policia, ku për 45 minuta iu bë thirrje që të dorëzohej, por në fund Aldi Rama qëlloi ndaj vetes me një plumb në kokë. /abcnews.al