FOTO/ Man United – Villarreal, statistikat dhe formacionet e mundshme

schedule11:36 - 29 Shtator, 2021

schedule 11:36 - 29 Shtator, 2021

Manchester United pas humbjes befasuese në  ndeshjen e parë përballë Young Boys, rikthehet të luaj në Ligën e Kampionëve ku këtë herë do të ketë përballë Villarrealin i cili në ndeshjen e parë barazoi me Atalantën.

Solskjaer nuk pritet të ndryshojë gjë sa i përket rreshtimit, 4-2-3-1, me Ronaldon që ashtu si në ndeshjen e parë do të udhëheqë sulmin i mbështetur nga Sancho, Greewood dhe Fernandes. Në krahun tjetër skuadra e drejtuar nga Emery do të rreshtohet me skemën 4-3-3, me sulmin që do të udhëhiqet nga Alcacer për shkak të mungesës së Gerard Morenos.

Të dyja ekipet vijnë më mungesa të shumta në këtë ndeshje me “Djajtë e Kuq” që nuk kanë të gatshëm lojtarë si, Marcus Rashford, Amad Diallo, Harry Maguire i dëmtuar së fundmi, Aaron Wan-Bissaka i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit dhe Luke Shaw i cili është në dyshim.

Edhe “Nëndetsja e Verdhë” ka mungesa të rëndësishme ku përveç Gerard Morenos të lartpërmenduar, do të mungojnë edhe, Samuel Chukwueze, Dani Raba, Yeremi Pino, Farncis Coquelin i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit dhe mbrojtësi Juan Foyth i cili mbetet në dyshim.

Statistika:

Manchester United – Villarreal ka përfunduar në barazim në 5 përballjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Në 8 ndeshjet e fundit të United në Champions nuk janë shënuar më shumë se 2.5 gola, ndërsa Villarreal ka pranuar më pak se 2 gola në 8 nga 9 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.

“Djajtë e Kuq” kanë humbur në 3 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, e Villarreal ka dështuar të fitojë në 9 ndeshjet e fundit.r.t./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!