Një peshkarexhë është mbytur mëngjesin e sotëm në gjirin e Gramës në Karaburun. Siç raporton gazetari Elton Nika, peshkarexha “Sirena Blu” kishte në bord katër persona.
Kjo peshkarexhë e Himarës ka lëshuar sinjalin SOS rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm. Policia kufitare e Dhërmiut ka shkuar në ndihmë të saj dhe ka shpëtuar marinarët, ndërsa anija është mbytur në afërsi të gjirit te Gramës.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një mjeti peshkimi që po përmbytej, duke vënë në rrezik jetën e disa personave.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me rojet bregdetare, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit, në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”.
Tre personat që ndodheshin në mjetin e peshkimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.Ndërkohë po merren masa për transportimin e mjetit të tyre lundrues.
Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.
#FaleminderitPoliciaeShtetit?
#Bashkëmëtësigurt
g.v/abcnews.al