Real Madridi ka pësuar humbjen e parë këtë sezon dhe ai ka shkaktuar një skuadër që më pak e prisnin, dubutuesit e Sheriff Tiraspol në fazën e grupeve të Champions League.
“Galaktikët” u mposhtën me rezultatin 1-2 në “Santiago Bernabeu”, me miqtë që vazhdojnë të surprizojnë dhe dëshmojnë se fitorja e thellë ndaj Shakhtar nuk ishte një rastësi.
Pas ndeshjes për mediat ka folur mesfushori i Realit, Casemiro i cili shprehet se skuadra nuk i shfrytëzoi si duhet rastet e krijuara.
“E kontrolluam shumë mirë ndeshjen, por thjeshtë nuk morëm shanset tona”.
“Në këtë klub kushtet janë shumë të larta, por ne e dimë që jemi në rrugën e duhur”, tha ai. /abcnews.al/