Debati maratonë Rama-Basha në parlament

schedule15:41 - 16 Nëntor, 2017

schedule 15:41 - 16 Nëntor, 2017

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Parlament porjekt-buxhetin e shtetit 2018. Debati maratonë që nisi nga TVSH për biznesin e vogël apo ulja e saj në turizëm, u dominua nga projekti 1 milard për rindërtim, të cilin kryetari i opozitës e quan projekti i pastrimit të parave të pista. Rama e sfidoi me emrat e biznesmenëve më të mëdhenj në vend.

Nisi me një diskutim të parë teknik maratona Rama-Basha në Parlament dhe ai i përket kryeministrit, si prezantues i projekt-buxhetit të 2018-s mes dozave të kënaqësisë, por dhe të modestisë.
Biznesi i vogël i cili në 2018 do të paguajë TVSH dhe këtu vjen përballja e parë me kreun e Partisë Demokratike.
Kryeministri duartroket si arritje uljen e TVSH për turizmin në 6%, për Bashën ky është një favorizim për paratë e krimit.
Buxheti do të rritet për shëndetësinë dhe arsimin, por rritja që dominon është ajo.
Projekti 1 miliard është shtylla e tretë e akuzës së Lulzim Bashës se qeveria po pastron para.
Por Edi Rama e sfidon me emra kryetarin e opozitës.
Qytetarëve u japin versione të ndryshme sepse agjencitë e vendeve partnere i janë bashkuar qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit dhe trafikimit të drogës.
Takojnë të njëjtët njerëz dhe publikojnë çfarë u vlen si sulm për kundërshtarin./abcnews.al

 

https://youtu.be/bTIc19VA-w8

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!