Vijon edhe në mbrëmje protesta para kryeministrisë

schedule21:43 - 15 Dhjetor, 2018

schedule 21:43 - 15 Dhjetor, 2018

Edhe orët e mbrëmjes së të shtunës kanë gjetur një grup studentësh protestues përballë kryeministrisë. Të rinjtë nuk janë larguar nga vendi i protestës pavarësisht shiut të vazhdueshëm që ra këtë pasdite. Ndërkohë, nga protestuesit nuk kanë munguar thirrjet për qytetarët që t’i bashkoheshin protestës, apo dhe parullat si: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Ndërkohë, pasditen e kësaj të shtune duket se ka patur një rivitalizim të protestës, pasi një grup i studentësh të Fakultetit Ekonomik i janë bashkuar protestuesve para Kryeministrisë. Studentët e Ekonomikut në protestë deklaruan se kërkojnë largimin nga detyra të dekanit Dhori Kule, i cili sipas tyre nuk ka shkuar në një takim me studentët.

Kule, thanë studentët, kishte kërkuar një përfaqësi prej 20 studentësh, gjë që nuk është pranuar prej tyre. Përballë grupimit më të madh në numër të studentëve, duket se dekani ka preferuar të mos përballet me ta. Studentët, nën argumentin se dekani nuk po i mbështet në tetë kërkesat e parashtruara, kërkojnë dorëheqjen e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!