EMRAT/ SPAK zbarkon në Dibër, kush janë zyrtarët e ndaluar, dyshohet për korrupsion në arsim

schedule19:09 - 28 Shtator, 2021

schedule 19:09 - 28 Shtator, 2021

SPAK ka zbarkuar këtë të martë në Zyrën Vendore Arsimore Dibër dhe Këshillin e Qarkut Dibër.

Mësohet se nga ky aksion janë ndaluar Fitim Farruku shef finance në Këshillin e Qarkut, Lul Dani polic bashkiak në Bashkinë Dibër, bashkëshorti i Drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit si dhe Halit Shehu Specialist Pyjesh.

Nuk dihet ende për çfarë janë ndaluar, po sipas burimeve për ABC dyshohet se SPAK i ka ndaluar për korrupsion në sistemin arsimor.

Oficerët e SPAK mësohet se janë ende në operacion, ndërsa janë ushtruar kontrolle në zyrat e arsimit por dhe në banesa.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!