West Ham “blindon” Rice, klubet e Manchesterit “derbi” për një tjetër yll

schedule18:18 - 28 Shtator, 2021

schedule 18:18 - 28 Shtator, 2021

Merkaton që lamë pas “Djajtë e kuq” ishin në kërkim të një mesfushori shkatërrues . Edhe pse në skuadër janë Scott McTominay, Fred dhe Nemanja Matic, Ole Gunnar Solskjaer ndihet i pakënaqur me organikën që ka. Për këtë arsye ai i ka kërkuar klubit një përforcim të ri në repartin e mesfushës.

Gjatë verës drejtuesit i ishin vënë pas Declan Rice, por West Ham kërkonte shifra marramendëse që arrinin deri në 100 milion £.

Pas rënies së pistës Rice, sytë janë kthyer nga partneri i tij në kombëtaren angleze, Kalvin Phillips. 25-vjeçari, lindur dhe rritur në Leeds, ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës.

Ai është kthyer në një titullar të padiskutueshëm edhe te “Tre luanët”. Gareth Southgate e vlerëson shumë për atë që ai jep në fushë.

Sot që flasim Kalvin vlen rreth 60 milion £. Një shifër e konsiderueshme për një lojtar energjik, të  palodhshëm dhe të kudondodhur. United e kërkon me ngulm, por City nuk ngelet pas. Merkato e zjarrtë na pret në aksin Leeds-Manchester. /abcnews.al