Nga Dorina Kurtaj – “Time” zgjedh si personazh të vitit 2018, gazetarin Khashogi por dhe kolegë të tij të cilët janë në rrezik real për jetën në vende të ndryshme të botës. Gazetarë që pavarësisht kërcënimeve nga pushteti, mafia a grupe kriminale vijojnë të bëjnë punën e tyre deri në fund, madje duke dhënë dhe jetën për të thënë të vërtetën e tyre.
Është Jamal Khashoggi, gazetari saudit i vrarë në Stamboll, mes personazheve të vitit në kopertinën e “Time”. E përjavshmja prestigjoze amerikane për vitin 2018 ka zgjedhur reporterët në rrezik. Përveç editorialistit të vrarë në konsulatën e Riad, janë emëruar dhe gazetarët të mbetur viktimë nga të shtënat në “Kapital Gazett” të Annapolis, sipas “Time” ata janë gardianët e të vërtetë të informacionit.
Për arsye se janë përballur me rreziqe të mëdha në kërkim të së vërtetës, për mënyrën jo të përsosur por thelbësore të kërkimit të fakteve, për të ngritur zërin e tyre duke tjënë të vërtetën, gardianët Jamal Khashoggi, Kapital Gazett, Maria Ressa, Ua Lon e Kiau Soe Oo janë personazhet e vitit të zgjedhur nga “Time”.
Khashoggi u vra në 2 tetor brenda konsulatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Kapital Gazet është e përditshmja e Anapolis, në Merilend, kun ë 28 qershor të këtij viti një persona hapi zjarr duke vrarë pesë anëtarë të stafit. Maria Ressa, është një gazetare filipinase që drejton një agjenci informacioni e që është në objektivin e presidentit të vendit Rodrigo Duterte. Ua Lone e Kiau Soe Oo, janë dy gazetarët e Reuters të arrestuar në Birmani që janë dënuar me shtatë vjet burg për punën e tyre në dokumentimin e dhunës ndaj minoritetit Rohingia.
Kjo është hera e parë që gazetarët zgjidhen si personazhe viti nga revista, e cila e jep këtë titull që nga viti 1927. Ndër të tjera, është hera e parë që një person I cili nuk jeton më, zgjidhet si personaliteti më domethënës i vitit. Meqënëse këtë vit titulli I personazhit të vitit 2018 është i ndarë, “Time” ka zgjedhur të publikojë katër faqe të ndryshme, një kopertinë për cdo gazetar apo skuadër gazetarësh.
Duke folur për rrezikshmërinë që gazetarët zgjedhin si bashkëpunëtor të përditshëm, reporterët në Rripin e Gazës, janë të rrethuar nga të gjitha anët duke rrezikuar jetën përditë për të bërë punën e tyre
Ata jo vetëm duhet të shqetësohen për qitësit izraelitë në kufi, por janë të detyruar të punojnë pa mjetet e duhura, pa masat e sigurisë, mbështetje piskologjike apo liri fjale.
Gazetarët në Rripin e Gazës luftojnë për të ndërtuar karrierën e tyre, dhe reporterët e lirë e dinë shumë mirë se ajo që mungon është siguria personale.
Në ndryshim nga kolegët e tyre të huaj të cilët pasi përfundojnë punën largohen, gazetarët e Gazës janë përditë aty, në pjesën më të madhe të kohës. Të premten mbuloojnë protestat dhe të shtunën funeralet e atyre që humbin hetën nëprotesta. Por ndonjëherë dhe funeralet e kolegëve të tyre. Ndërsa të dielën raportohen historitë e atyre që kanë mbetur të plagosur. Një rutinë kjo që vazhdon cdo javë njësoj.
Sipas Qendrës Al Mezan për të drejtat e njeriut, me seli në Rripin e Gazës, që nga 12 tetori janë 215 palestinezët që janë vrarë në Gaza, mes të cilëve 33 fëmijë, dy gazetarë dhe tre infermierë.
Por në vitin 2017 janë 326 gazetarët e burgosur dhe 78 ata që janë vrarë teksa kryenin punën e tyre. Të dhënat janë konfirmuar nga raporti i Artikullit 19, organizatë jo fitim prurëse për të drejtat e njeriut me seli në Mbretërinë e Bashkuar.
Më shumë se gjysma e gazetarëve të burgosur, shumë prej të cilëve si kundërshtarë politikë, janënë Turqi, Kinë dhe Egjipt.
Sipas Tomas Hjuhs, drejtori ekzekutiv të “Artikullit 19”, ajo që po ndodh është një fenomen global dhe janë të shumta shkeljet që verifikohen në vende ku liria e shprehjet është gjithnjë e mbrojtur. Sipas organizatës, armiqësia ndaj medias po normalizohet në nivel botëror dhe me anë të përdorimit të një gjuhe gjithnjë e më të ashpër të liderëve populistë, të cilët ofendojnë dhe krahasojnë me djallin kategorinë e gazetarëve. Ata që janë më të ekspozuar ndaj këtyre sulmeve jajnë gazetarët që e gjejnë veten të kufizuar në një komunitet të vogël dhe të diskriminuar. Nuk është një rastësi që 97% e atyre gazetarëve që ndodhen në burg janë gazetarë lokalë. Por dhe mediat online, gjithnjë e më shumë në shënjestër për “fale Njus” nuk është e paprekshme nga sulmet që i bëhen lirisë së shprehjes.
Për sa i përket vendeve ku liria e medias është e garantuar, janë pesë treguesit e zgjedhur nga “Artikulli 19” – e drejta e protestës, censura në internet, liria e shprehjes në media, siguria e gazetarëve dhe transparenca e qeverisë. Sipas këtyre treguesve në vendet e para për lirinë e medias janë: Danimarka, Norvegjia, Zvicra, gjermania dhe Finlanda.
Përvec Turqisë, të dhëna për shkelje të lirisë së medias në mënyrë të konsderueshme ka dhe në Jemen, Burundi, Rumani dhe Zanzibar. Në Sri Lanka, Gambia, Ishujt Fixhi dhe Somali, liria e medias është rritur katër vitet e fundit.
Duke komentuar të dhënat e “Artikullit 19” britanikja Gardian shkruan se dhe sipas komitetit për mbrotjtjen e gazetarëve, në vitin 2018 janë vrarë 31 gazetarë, mes të cilëve dhe sauditi Jamal Khashoggi. Ndërsa në dhjetë vitet e fundit janë vrarë 300 gazetarë në më shumë se 40 shtete të ndryshme. Në këtë periudhë numri më i madh i vrasjeve të tilla është regjistruar në Indi, Meksikë, Brazil, Pakistan dhe Rusi.
Nga ana e tyre, reporterët pa kufij, konfirmojnë se jamë më shumë se 30 gazetarët e vrarë nga mafia në periudhën 2017 – 2018. Në raportin më të fundit ët organizatës, me titull “Gazetarët ankthi i mafias”, fryt i një pune hetuese të muajve të fundit, janë mbledhur me dhjetëra dëshmi të reporetëve të kërcënuar, apo të të afërmeve dhe miqve të gazetarëve të vrarë.
Në këto intervista, gazetarët – viktima të kërcënimeve (shumë prej tyre jetojnë nën mbrojtjen e policisë) tregojnë detajet e historive personale, që nga sulmet ndaj familjarëve të tyre dhe deri tek përpjekjet për djegien e banesave. Dhe të gjithë ata bien dakord për një gjë, sipas reporterëve pa kufij, fakti që mafian nuk e duron dot reklamimin dhe nuk ndalojnë para asgjëje vetëm për t’i mbyllur gojën gazetarëve që i konsiderojnë si shumë kureshtarë.
Reporterët pa kufij, prej më shumë se 30 vitesh organizata kryesore për mbrojtjen e lirisë së medias në botë, analizon në detaje nivelin e ndërhyrjes së strukturave mafioze në çdo vend si dhe pasojat e pranisë kriminale në aktivitetin e medias. Që nga Amerika Latine me të paktën 10 gazetarë të vrarë këtë vit nga mafia e narko trafikantëve në Meksikë, Kolumbi dhe Brazil, deri tek rastet në Indi, Kambxhia dhe disa vende afrikane, ku krimi i organizuar përforcohet me grabitjjen e burimeve natyrore. Ata që denoncojnë trafikun e naftës, drurit apo mineraleve rrezikojnë të vriten, ashtu si dhe ka ndodhur.
Por një pjesë e konsiderueshme e këtij raporti i dedikohet Europës. Citohen sigurisht raste si ai I Dafne Karuana Galicia, e vrarë një vit më parë në Maltë, dhe Jan Kusiak, i vrarë në Sllovaku në shkurt të këtij viti. Reporterë pa kufij thekson se gjatë vitit të fundit janë më shumë se 200 gazetarë të kronikës që kanë marrë mbrojtjen e policisë, duke shtuar dhe ata që jetojnë çdo ditë të shoqëruaj nga policia.
Ndërsa për sa i përket Ballkanit, Raporti i fundit i organizatës joqeveritare “Reporterët pa kufij” e ka nxjerrë Serbinë si vendin ballkanik ku liria e medias është në situatën më të keqe. Nga vendet e rajonit, sipas kësaj organizate, situata më e mirë e medias, në raport me Serbinë, është në Slloveni, Rumani, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Hungari e Shqipëri, por më e keqe raportohet të jetë në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Bullgari. Aktualisht, Reporterët pa kufij raportojjnë për gjendjen e medias në 180 vende.
Ka qenë një protestë e opozitës serbe në Beograd, disa ditë më parë, ajo që riaktualizoi problemin e medias, respektivisht kontrollin e saj nga regjimi i pesidentit Aleksandar Vuçiç. Mënyra se si u raportua nga ky tubim, sipas televizionit të pavarur serb N1, ishte njësoj si në vitet ‘90 të shekullit të kaluar, kohë kur televizioni i vetëm shtetëror kontrollohej nga Miloshevici, ndërsa sot për shumicën e televizioneve thuhet se janë në shërbim të presidentit Aleksandar Vuçic të cilin, Reporterët pa kufij, e bëjnë përgjegjësin kryesor për përkeqësimin e gjendjes së medias, që nga dita kur u zgjodh president. Është interesante se si në vitet ‘90, ashtu edhe tani, zëri opozitar, apo edhe i lirisë së medias, përpiqet të shuhet për shkak të Kosovës.
‘Mitingu kaloi, kurse nga madhështia dhe jehona e tij në popull mbetën vetëm fjalët e mëdha. Opozita e bashkuar tregoi qartë se do të sakrifikonte edhe demokracinë e mirëfilltë edhe unitetin kushtetues të Serbisë, madje edhe intergritetin territorial të saj. Në verbërinë dhe dëshirën e vet për të ardhur në pushtet, ajo do të sakrifikonte edhe Kosovën!’- lexonte më 1990, Dushanka Kalanj, njëra ndër folëset më të mira të telelevizionit jugosllav.
Njëzetetetëvjet më vonë, i njëjti stil i të raportuarit: “Protesta u organizua kundër dhunës, nën moton ‘ Ndal këmishave të përgjakura’ që është një hipokrizi e madhe për shkak se po ata njerëz të cilët organizuan protestën bëjnë thirrje për vetëgjyqësi, përdhunime, dhunë, grusht-shtet dhe këtë e konsiderojmë si tejet, tejet, hipokrite sidomos në këtë situatë kur në shtetin tonë gjendja duhet të jetë e qetë dhe e qëndrueshme për shklak të gjithë asaj që ndodhë në Kosovë e Metohi,’- raportoi më tetë dhjetor gazetarja e TV B92 për të cilin thuhet se është i kontrolluar nga regjimi i presdentit aktual serb.
Receta e pushtetit për keqpërdorim të medias në vitet ‘90 të shekullit të kaluar dhe kjo aktuale – është e njëjtë, shprehet Lazar Lalic, një ish punonjës i televizionit shtetëror të Serbisë i cili ka bërë një serial televiziv me titull ‘Pamjet dhe fjalët e urrejtjes’ që analizon raportimin gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit XX.
Këtë e patentoi Miloshevic: të mbështetem në televizion si shtyllë e katërt e ruajtjes së pushtetit. Natyrisht, ky që doli nga kapota e Miloshevicit dhe Sheshelit – këtë vetëm po e përsos – krahason Lalic ndikimin dhe presionin e Miloshevicit dhe të Vuçiç mbi median.
Në fakt, kohët e fundit në Beograd janë shtuar kritikat në adresë të presidentit dhe partisë së tij për intensifikim të përpjekjeve për të vënë nën kontroll median elektronike. Ditë më pare u bë një transaksion i dyshimtë i shitjes së një rrjeti kabllovik privat telekomit shtetëror serb dhe I shit-blerjes, po ashtu të dyshimtë të grupimit ‘Antena’ me dy televizione me frekuenca kombërtare në Serbi e Mal të Zi. Organizata Freedom House tha se mungesa e transparencës nuk ushqen shpresën se qeveria e Serbisë dëshiron të respektojë lirinë e medias. /abcnews.al