Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në një minierë në Kanada, ku si pasojë mbetën të bllokuar 39 minatorë në 1200 metra thellësi. Operacionet e kërkim shpëtimit kanë nisur por do të duhen shumë orë që të shpëtohen të gjithë. Autoritetet konfirmuan se asnjë prej minatorëve nuk rezulton i plagosur.
Sipas të dhënave, skuadrat e kërkim-shpëtimit kanë mbërritur tek minatorët dhe po i zhvendosin nëpërmjet një sistemi shkalle që përdor daljet dytësore. Minatorëve iu është dhënë ushqim dhe ujë.
Miniera ishte mbyllur në vitin 1972 dhe u rihap në 2014-ën. Nga kjo minierë nxirret kryesisht nikel dhe metale të tjera të çmuara./abcnews.al