Një marins amerikan është burgosur për kritikat ndaj udhëheqësve ushtarakë lidhur me tërheqjen kaotike nga Afganistani, vetëm se “ka kërkuar llogaridhënie”, tha familja e tij.
Stuart Scheller publikoi një video në faqen e tij në Facebook më 26 gusht, duke i kritikuar vendimet e Pentagonit, kur trupat ishin të pranishëm në Afganistan dhe pas tërheqjes së tyre.
Prej asaj kohe, ai ka publikuar rregullisht video, shpesh duke u ankuar se i është kërkuar që të mos bëjë një gjë të tillë.
Një zëdhënëse e Komandës për Trajnimin dhe Edukimin e Trupave të Marinës konfirmoi se Scheller ndodhet në mbajtje paragjyqësore.
Babai i ushtarit të ndaluar tha në një intervistë se i biri i tij vetëm ka kërkuar llogaridhënie. “E tëra që ka bërë djali ynë janë pyetjet që të gjithë po ia bënin vetes, por ishin shumë të frikësuar për të folur me zë. Ai kërkonte llogaridhënie”, tha babai i ushtarit, shkruan Indipendent. g.v/abcnews.al