UEFA Champions League rikthehet sot me ndeshjet e dyta në fazën e grupeve, ku padyshim spikat ajo mes PSG dhe Manchester City-t.
Dy nga skuarat pretendente për fitimin e këtij kompetecioni këtë sezon do të masin forcat e tyre sonte në “Parc des Princes” në orën 21:00.
Të dy skuadrat pritet të rreshtohen njëjtë në fushë me skemën që i karakterizon këta trajnerë, 4-3-3. Për vendasit ditën e sotme është në dyshim Leo Messi, prezanca ose jo e të cilit do të mësohet vetëm pak para takimit.
Megjithatë argjentinasi në rast se do të jetë do të plotësojë treshen e frikshme të sulmit me Neymar dhe Kylian Mbappe. Ndërsa në portë sonte pritet të debutojë gjigandi italian, Gigi Donnarumma. Në krahun tjetër “citizens” do t’i përgjigjen me sulmin e përbërë nga Grealish, Ferran Torres dhe Mahrez.
PSG mbetet më e pënalizuara kur vjen puna të mungesat. Sergio Ramos që ende nuk ka debutuar, Angel Di Maria i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit dhe Messi e Verratti që janë ende në dyshim. Sa i përket ekipit të Guardiolas, nuk do të jenë të gatshëm gjermani, Ilkay Gundogan i dëmtuar, Benjamin Mendy i pezulluar për shkak të skandalit dhe Oleksandr Zinchenko që është në dyshim.
Manchester City ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit në Champions ku ka shënuar të paktën 2 gola . “Citizens” kanë arritur t’a mposhtin PSG në 3 përballjet e fundit në të gjitha kompeticionet. r.t/abcnews.al/