Të premten ora 18.00 mblidhet KLD për pezullimin e gjyqtarit Miri

schedule14:32 - 16 Nëntor, 2017

schedule 14:32 - 16 Nëntor, 2017

KLD do mblidhet nesër në orën 18.00 për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë së Krimeve të rënda për pezullimin nga detyra të gjyqtarit të gjykatës së Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri. Ky gjyqtar është përfshirë në një aferë të dyshuar korrupsioni dhe aktualisht është në qeli me masën e sigurisë burg pa afat, të caktuar disa ditë më parë nga gjykata e Krimeve të Rënda. Ai u ndalua pas një hetimi një vjeçar, pasi dyshohej se kishte ndryshuar kualifikimin e një vepre penale nga vrasje në plagosje kundrejt një rryshfeti 30 mijë euro. Bëhet fjalë për të dënuarin për një vrasje të dyfishtë, Gentian Doda, të cilit gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri i uli në 8 vjet burg, dënimin 20 vjet burg, të dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Burrel./abcnews.al