Për analistin Neritan Alibali, vizita e fundit e ambasadores amerikane Yuri Kim në selinë blu është mbështetje e hapur për Lulzim Bashën.
I ftuar në “ABC live” me Juli Xhokaxhi, Alibali theksoi se Kim në deklaratat e saj shprehu mbështetjen për realizimin e objektivave të PD, siç janë reforma territoriale dhe ajo zgjedhore. Sipas tij, kreu i PD me numrat që ka në Kuvend e ka të pamundur të realizojë këto dy objektiva dhe kësisoj i nevojitet mbështetja e SHBA, që duket se e ka marrë.
Gjithashtu, analisti thotë se vizita e Kim në PD ishte edhe një mesazh i fortë për të gjitha ata që janë rreshtuar në krah të Sali Berishës, i cili ka nisur aksionin e tij për të shkarkuar Bashën.
“Deklarata e Kim tregojnë disa elementë të rinj. Së pari një mbështetje të hapur për lulim Bashën përballë Berishës. Kim deklaroi si detyra kryesore dy nga tre shtyllat e politikave që Basha ka përcaktuar për të ardhmen e afërt, reformën territoriale dhe zgjedhore që do të thotë se Kim dhe SHBA do të mbështesin të gjitha lëvizjet e PD dhe Bashës në arritjet e këtyre objektivave.
Rama ka deklaruar edhe në Kuvend që nuk do të pranojë më negociata anglisht, ndërmjetës midis dy palëve. Por, ndërkohë, Basha po kërkon dhe i është dhënë mbështetja e SHBA për të arritur objektivat e veta. SHBA nga një mospërkrahje për PD deri më sot, të mbështes objektivat e kësaj partie. Basha me numrat që ka në Parlament e ka të pamundur të realizojë objektivat e veta. Së shpejti, të paktën zyrtarisht zgjedhjet lokale janë në 2023. Puna për reformën territoriale dhe ligjin elektoral duhet të fillojë që tani, nëse rast se Gjykata Kushtetuese nuk i shpejton. Opozita nuk ka interes të hyjë në zgjedhje me këtë ndarje. Kim këtë e ka mbështetur.
Deklarimi i KIM është mesazh për një pjesë të madhe të mbështetësve që janë bashkuar me Berishën. Problemi qëndron që situata është e tillë që për herë të parë në historinë e partive politike nuk ka një presion ndaj drejtuesve për të mos marrë pjesë. Nuk ka presion për të mos marrë pjesë,” tha ai.
Lidhur me përplasjen Basha-Berisha për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, analisti thotë se duhet parë se si do të shkojë procesi i mbledhjes së firmave. Alibali thekson se pa mundur Berishën, Basha nuk mund dot Ramën.
“Duhet të shikohet si do shkohet me firma. Të gjithë ata që thonë se në këtë proces do e nxjerrim partinë më të bashkuar, është demagogji. Basha po bën përpjekje. Duhet të ketë një gjë parasysh, pa mundur Berishën, nuk mund dot Edi Ramën,” deklaroi ai. g.v/abcnews.al