Nis viti i ri shkollor, mësimi sërish me turne, ekspertët: Po cenohet cilësia e mësimdhënies

schedule08:36 - 27 Shtator, 2021

schedule 08:36 - 27 Shtator, 2021

Ditën e sotme ka nisur viti i ri akademik shkollor. Edhe këtë vit, procesi mësimor në sistemin 9-vjeçar dhe të mesëm do të zhvillohet me turne dhe me orar të reduktuar në pjesën më të madhe të shkollave. Disa prindër kanë firmosur një peticion online, duke kundërshtuar zhvillimin e mësimit me turne dhe me orar të reduktuar.

Kjo i diskutua në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me zëvendës Presidentin e Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Isa Halilaj dhe arsimtares Alketa Ipeku.  Ata shprehën shqetësimin se me shkurtimin e orëve, cenohet dhe cilësia e mësimdhënies. Kjo bën që për të tretin vit radhazi, fëmijët të marrin dije të cunguara në kushtet e pandemisë.

“E kishim një pjesë online dhe një pjesë në shkollë por përsëri ishte e cunguar duke u thelluar filloi hendeku në arsim. Cilësia e arsimit po cenohet në mënyre drastike. Ndikon se nuk të del koha të pyesësh nxënësin. Si mund ta kontrollosh këtë nxënës? Në 60 minuta të një lënde, jepet tema e re në çdo orë. Do e kompensojmë kohën e humbur me nxënësit dhe t’i shpjegosh paqartësitë e mundshme të lëndës. Kemi lëndët shkencore që nxënësit përballen në mënyrë drastike.“, tha Ipeku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!