Duke folur për “Le Journal du Dimanche”, Samir Nasri ka njoftuar largimin nga e futbolli.
34-vjeçari që tani është analist në “Canal+”, tha se episodi që ndryshoi marrëdhënien e tij me futbollin ndodhi në vitin 2018, kur ai u dënua nga UEFA për 18-muaj, shkaku i shkeljeve të rregullave anti-doping.
“Një episod që më lëndoi keq dhe ndryshoi marrëdhënien time me futbollin, ishte pezullimi im. Ishte më shumë se e padrejtë, nuk kisha marrë asnjë ilaç dopingu. Ishte vetëm një injeksion i vitaminave sepse isha i sëmurë” – tha Nasri.
Pasi kaloi suspendimin, ish-reprezentuesi francez nuk mendoj të tërhiqej. Ai kaloi te West Ham United, ku trajner ishte Manuel Pellegrini, me të cilin kishte punuar te Manchester City. Te skuadra angleze kaloi një gjysmësezon dhe pastaj iu përgjigj thirrjes së ish-shokut të skuadrës, Vincent Kompany, për të luajtur në Belgjikë te Anderlechti, megjithëse kjo nuk shkoi siç ishte planifikuar dhe sezoni u ndërpre nga pandemia Covid-19.
“Kishte një anë emocionale, por edhe idenë për të qenë lojtar dhe gjithashtu pak në staf. Doja të stërvitem, i thashë vetes se do të mësoja me të. Nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar. Pastaj kampionati u ndal për shkak të Covidi-it. Më pas, nuk doja domosdoshmërisht të luaja. Dhe, nuk mund ta shihja veten të kthehesha në Francë nëse nuk do të ishte për OM [Olympique de Marseille]” – tha Nasri. abcnews.al/