Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.
Në total numri i rasteve aktive është 4.800. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës. Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /abcnews.al/