Rikthehet “mbreti i Instagramit”: Do më zhvishnin lakuriq para kamerave

schedule20:43 - 24 Shtator, 2021

schedule 20:43 - 24 Shtator, 2021

Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit” është rikthyer sonte në komunikim online me ndjekësit pas rrëmbimit mbrëmjen e djeshme.

Ai justifikon faljen që kërkoi LIVE me argumentin se djemtë që e rrëmbyen e kishin kërcënuar se do ta zhvishnin. “Më thanë se do më zhvishnin lakuriq para kamerave, prandaj u kërkova falje” shprehet ai.

Pas rrëmbimit që zgjati disa orë dyshohet se është Fabio Dushku. Kozak u shpreh se Dushku ja kishte bërë borxh për një kohë të gjatë. “Nuk u tremba se mos më vrisnin dhe kërkova falje, s’jam nga ata. Më thanë do të zhveshim lakuriq”, u shpreh Kozak Braçi.

Por si nisi sherri mes djemve?

Kozak dhe Fabio Dushku janë miq prej vitesh, por gjithçka nisi përmes një video live, ku ata kanë fyer njëri-tjetrin deri në kërcënim.

Sipas Kozakut, ishte Dushku ai që e ka ofenduar duke i thënë “zorraxhi” dhe aty ka agravuar situata.

“O zorraxhi ca je duke thënë? Me rob shpie më lënë në halle të miat. Ca thua zorraxhi, unë ty po të respektoj. Unë s’të kam ofenduar ndonjëherë ty se nuk jam tip që ofendoj.

Më the mes ‘live’ 20 mijë veta zorraxhi”, u shpreh Kozak teksa i drejtohet Fabios.

Pas fyerjeve, në shkallët e pallatit të të riut që jeton në lagjen e Alliasit në Tiranë ndodhi një shpërthim.

Më tej, Fabio ka dërguar disa miq të tij, të cilët e rrëmbyen mbrëmjen e djeshme dhe e futën me dhunë në makinë duke e detyruar të thotë fjalë banale ndaj vetes pikërisht në llogarinë e tij të TikTok-ut./Abcnews.al