Në konferencën për shtyp para sfidës kundër Kastriotit ka folur edhe mesfushori Vesel Limaj, që është paraqitur shumë mirë në këto 2 ndeshje të para që ka luajtur me fanellën e Tiranës në kampionat.
“Çdo ndeshje ndaj Kastriotit në transfertë është e vështirë. Është një ekip që luan fort dhe e dimë se çfarë na pret nesër. Shpresoj që të jetë një fushë e mirë sepse jemi një ekip që e luajmë topin.
Nuk ka ekipe të lehta në këtë kampionat, jemi maksimalisht të përgatitur për nesër dhe synojmë të arrijmë një rezultat pozitiv.
Jemi tre mesfushorë, por unë ndihem më mirë kur luaj përpara. Nuk e kam problem që të luaj edhe më prapa. Dua të ndihmoj ekipin dhe do të luaj ku të thotë trajneri”, tha mesfushori i Tiranës, Vesel Limaj. /abcnews.al