Sherri përfundoi me pengmarrje, kush është personi që erdhi direkt nga Greqia për të rrëmbyer Kozak-un

schedule15:55 - 24 Shtator, 2021

schedule 15:55 - 24 Shtator, 2021

Kozak Braçi u rrëmbye mbrëmjen e djeshme nga disa persona, të cilët dolën live duke e detyruar mbretin e Instagramit t’i kërkojë falje Fabio Dushkut dhe duke e poshtëruar me shprehje banale. Sipas asaj që ka dëshmuar Kozaku, kanë qenë 20 persona, të cilët më pas e kanë futur me forcë në makinë, ku e kanë goditur me grushta dhe e kanë kërcënuar me armë dhe thikë.

LEXO EDHE: “Më erdhën 20 veta me tre makina dhe armë”: Kozaku flet pas rrëmbimit

Policia ka identifikuar 2 nga katër personat që janë përfshirë në këtë ngjarje. Njëri prej tyre është Daniel Dushku, vëllai i Fabio Dushkut, i cili ndodhet në një burg të Greqisë, i dënuar me burgim të përjetshëm. Danieli ka ardhur enkas nga shteti fqinj pasi Kozaku i ofendoi të vëllanë pak ditë më parë në rrjete sociale.

Si nisi sherri mes tyre?

Përplasja mes dy figurave të njohura nisi përmes një video live, ku ata kanë fyer njëri-tjetrin deri në kërcënim. Situata ka agravuar kur Dushku i është drejtuar “mbretit” të Instagramit me fjalën “zorraxhi”. Pas fyerjeve, Kozakut i hodhën një kapsolle në shkallën e pallatit, për të cilën në fillim u raportua si tritol.

LEXO EDHE: Kërcënim dhe rrëmbim, si nisi sherri për një fjalë goje mes Kozakut dhe Fabio Dushkut

Braçi shpërtheu në ofendime ndaj mirditorit që ndodhet aktualisht në burg, duke nënkuptuar se kishte qenë pikërisht ai pas kësaj ngjarjeje. Megjithatë, ata nuk e lanë me kaq, duke e çuar sherrin dhe më tej duke arritur në një rrëmbim si ai i mbrëmjes së djeshme. /abcnews.al