VIDEO/ Trajleri gjigant bllokon rrugën kryesore në Shqipëri, devijohet qarkullimi i automjeteve

schedule18:08 - 23 Shtator, 2021

schedule 18:08 - 23 Shtator, 2021

Një trajler i tonazhit të rëndë është batuar pasditen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Durrës në dalje të qytetit të Kavajës duke bllokuar lëvizjen e automjeteve. Policia njofton se për zhvendosjen e tij do të duhet kohë ndaj drejtuesit e mjeteve rekomandohen që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative.

Kujtojmë se aksi në fjalë është rruga kryesore që lidh Tiranë dhe Shqipërinë e veriut me jugun dhe duket se deri në largimin e trajlerit nga traseja, qindra shoferëve që vijnë nga qytete si Fieri, Vlora, Gjirokastra, Berati apo Saranda, do të duhet të presin për minuta të tëra në trafik.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në dalje të Kavajës, është batuar një trajler, pa shkaktuar probleme në njerëz, por vetëm me dëme materiale dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve.

Nisur nga fakti se trajleri është i tonazhit të rëndë dhe për ta lëvizur nga rruga duhet kohë, pasi po shkon në vendngjarje një mjet i tonazhit të rëndë, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative.

Shërbimet e Policisë janë në detyrë dhe po punojnë intensivisht për zhbllokimin e rrugës dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve për të qarkulluar në rrugë alternative dytësore ose në rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë.

m.v/abcnews.al