Borrell: Të ulen menjëherë tensionet në veri dhe respektohen obligimet e dala nga dialogu

schedule22:06 - 22 Shtator, 2021

schedule 22:06 - 22 Shtator, 2021

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell  këtë të mërkurë ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të ulin tensionet pas vendosjes së reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës të hënën.

Përmes një deklarate për shtyp, zyra e Borrell ka kërkuar shmangjen e çfarëdo lloj provokimi të mundshëm pas ngritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Bashkimi Evropian bën thirrje për ulje menjëhershme të tensioneve në veri të Kosovës. Çdo provokim ose veprim i njëanshëm duhet të shmanget pasi që ato do të shkonin direkt kundër interesave të njerëzve në rajon”, thuhet në njoftimin e zyrës së Borrellit.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të zbatojnë secilin obligim të nxjerrë nga dialogu i Brukselit.

 “Ne i bëjmë thirrje lidershipeve në Beograd dhe Prishtinë të marrin pozicione të përgjegjshme dhe të punojnë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për shmangjen e ndonjë përshkallëzimi të mëtejshëm, për të rivendosur një atmosferë paqësore dhe për të punuar për një zgjidhje të zbatueshme”, thuhet ndër të tjera.

Tutje theksohet se është në interesin e të gjithëve të kërkohet një rrugë përpara që mundëson lirinë e lëvizjes dhe që përmirëson jetën e përditshme të njerëzve.

BE -ja dhe Shtetet Anëtare i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të respektojnë dhe zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet e tyre të dala nga dialogu pa asnjë vonesë të mëtejshme”, ka thënë Borrell./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!