Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, të votuar më 3 Dhjetor nga mazhoranca me 76 vota pro. Arsye të këtij mosdekretimi, i përdorur për herë të parë nga kreu i shtetit për ligjin e buxhetit në historinë demokratike të vendit, presidenti argumenton situatën politike në vend si dhe konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë të konsideruara nga të gjithë aktorët si të drejta legjitime dhe të realizueshme.
Duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në Kushtetutën e vendit si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, Presidenti ka njoftuar firmosjen e dekretit që vendos kthimin për rishqyrtim në Kuvend të Ligjit për buxhetin 2019./abcnews.al