Juventusi gjeti sot më në fund fitoren e parë në Serie A. Skuadra e Max Allegrit triumfoi ndaj Spezias në transfertë me shifrat 2-3 pas një ndeshje shumë të komplikuar për ta dhe plot spektakël.
Moise Kean shënoi për bardhezinjtë në minutën e 28-të, por Spezia u rikthye shpejt në lojë dhe përmbysi me Gyasi në minutën e 33-të dhe Antiste në të 49-ën.
Bardhezinjtë nuk u tronditën nga dy golat e pësuar, por reaguan shpejt dhe shënuan edhe dy gola të tjerë, duke përmbysur dhe rikthyer avantazhin.
Chiesa shënoi në minutën e 66 dhe De Ligt në të 72-ën. Me këtë fitore Juve merr tre pikët e para dhe grumbullon 5 të tilla, duke u renditur në vendin e 12-të. ndeshja tjetër mes Salernitanës dhe Spezias u mbyll 2-2. /abcnews.al