Sa shumë surpriza në Kupën e Shqipërisë, të voglat bëjnë “zap” skuadrat e Superiores

schedule18:15 - 22 Shtator, 2021

schedule 18:15 - 22 Shtator, 2021

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e para të raundit të 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë. Ishte një ditë e çuditshme në fakt sepse një pjesë e mirë e skuadrave të Superiores, që kanë shkëlqyer këto javë në kampionat, dështuan të fitojnë ndaj kundërshtarëve shumë më modest që kishin përballë.

“Gjëmën” më të madhe e bëri Labëria e Kategorisë së Dytë, e cila arriti të përmbysë nënkampionen e Shqipërisë dhe një nga pretendentet për të fituar Kupën e Superioren, Vllazninë. Çoba shënoi për Vllazninë në minutën e 33-të, ndërsa Dalanaj në të 40-ën me penallti dhe Kamberaj në të 49-ën, vulosën përmbysjen dhe shifrat 2-1.

Pak orë më herët edhe Laçi mori goditje sepse u barazua nga Butrinti me shifrat 1-1. Fillimisht Laçi shënoi me Ademin pas 17 minutash lojë, por Butrinti barazoi me Malajn në të 49 dhe mori një rezultat historik për nga niveli që janë dy klubet. Gjithsesi do duhet të bëjë mrekullinë në ndeshjen e dytë për të arritur kualifikimin.

Edhe Dinamo ishte mes “gjigantëve”, që dështuan të fitojnë sot. Erzeni, një nga skuadrat më të investuara të së Parës këtë sezon, arriti ta mundë minimalisht 1-0 në Shijak. Goli i Xhebrahimit në minutën e 54-t vulosi kapitullimin e skuadrës së Blendi Shkëmbit sot.

As Kukësi nuk mundi të fitojë sot. Në transfertën e Maliqit skuadra e Longos barazoi pa gola. Ajo që vihet re është se shumica e skuadrave të Superiores, që kanë marrë rezultate negative kanë luajtur në transfertë dhe terrenet e dobëta të skuadrave përballë kanë qenë pengesë jo e vogël për ta, gjithsesi kjo do vërtetohet në ndeshjet e kthimit, kur do luhet në stadiumet e Superiores.

Ndërkohë, Skënderbeu, Tirana, Teuta, Kastrioti e Partizani nuk gabuan sot, por arritën të prenotojnë kalimin në raundin e radhës. Bardheblutë mundën pastër 0-3 Shkumbinin me dygolëshin e talentit Beshiraj (15′, 87′) dhe rrjetën e Xhixhës (10′). Kampionët e Teutës mundën me “poker” 4-1 në transfertë Luzin.

Jazxhi (16′), Zogaj (45′), Kapllani (47′) dhe Kallaku (73′) shënuan për Teutën, ndërsa golin e vetëm për Luzin e shënoi Myrtaj në minutën e 32-të. Skënderbeu mundi Koplikun në transfertë me shifrat 0-3. Vangjeli (34′), Bissmark (40′) dhe Pusi (65′) ishin autorët e rrjetave për korçarët.

Partizani mundi me të njëjtin rezultat Tërbunin. Junior (21′), Filipovic (22′) dhe Mala (42′) vulosën shifrat e kësaj ndeshje. Kastrioti i Ramadan Ndreut mundi me shifrat 0-2 Elbasanin. Greca në minutën e 16 dhe Ajazi në të 80-ën tundën rrjetën për krutanët. Ndeshjet e kthimit të raundit të 1/16-ave luhen më 14 tetor. /abcnews.al

KUPA E SHQIPËRISË – TURI 1/16
Grupi A
E mërkurë, 22 shtator, ora 16:00
LUZI 2008-TEUTA 1-4
Shënues:
Myrta 32’ / Jazxhi 16’, Zogaj 45’, Kapllani 47’, Kallaku 73’
TËRBUNI-PARTIZANI 0-3
Shënues:
Junior 21’, Filipovic 22’, Mala 42’
SHKUMBINI-TIRANA 0-3
Shënues:
Xhixha 10’, Beshiraj 15’, 85’
VELEÇIKU-SKËNDERBEU 0-3
Shënues:
Vangjeli 34’, Ngissah 40’, Pusi 65’
ORIKU-BYLISI 1-2
Shënues:
Bashaj 24’/ Emini 15’, Carkaji 73’
ERZENI-DINAMO 1-0
Shënues: Xhebrahimi 55’
BESËLIDHJA-BURRELI 0-0
VORA-KORABI 2-1
Shënues:
Lushaku 77’, Demaj 85’ / Raza 89’

Grupi B
E mërkurë, 22 shtator
LABËRIA – VLLAZNIA 2-1
Shënues:
Dalanaj 40′ (p), Kamberaj 48′ / Çoba 33′
MALIQI – KUKËSI 0-0
ELBASANI – KASTRIOTI 0-2
Shënues:
Greca 16′, Ajazi 80′
TURBINA – EGNATIA 1-1
Shënues:
Brahilika 33′ (p) / Shtubina 88′
FLAMURTARI – APOLONIA 1-1
Shënues:
Diamanti 66′ (p) / Topi 74′
LUSHNJA – TOMORI 0-3
Shënues:
Manellari 13′ (p), Oshafi 38′ , Pepa 55′
BUTRINI-LAÇI 1-1
Shënues:
Malaj 49’ / Ademi 17’
BESA-POGRADECI 1-0
Shënues:
Hoxhaj 62’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!