Një nga rinovimet më urgjente me të cilin po punon Barcelona është Ronald Araujo, një futbollist me një të ardhme të madhe. Kujtojmë që në ndeshjen e fundit të Barcelonës, atë përballë Granadas, mbrojtësi shpëtoi të tijët nga humbja turpëruese duke shënuar në shtesë.
Me një kontratë që përfundoin në vitin 2023, qëllimi është zgjatja e kontratës deri në vitin 2026 të paktën dhe është një nga bastet më të mëdha pë të tashmen dhe të ardhmen pasi tashmë disa klube e kanë nën vëzhgim atë.
Në moshën 22 vjeçare, uruguajani synoin të bëjë një ndryshim në dekadën e arshdhme, kjo është arsyeja pse është një përparësi të blindohet, pasi me një vlerë tregu prej 25 milion eurosh dhe një vit e gjysmë nga përfundimi i kontratës ai do të lakmohej nga gjigandë të ndryshëm të Evropës.
Duke menduar për lamtumirën e Pique , i cili tashmë është në fazën e fundit të karrierës, dhe për të përmirësuar skuadrën, Araujo është një nga qendra që ka siguruar vazhdimësine e tij dhe që premton tituj në të ardhmen.
Përpos rinovimt, Barcelona do t’i ofrojë lojtarit dhe një rritje të konsiderueshme të pagës./abcnews.al/