Nazarko: Vizita e Ramës në Kosovë test për raportin me Kurtin

schedule23:21 - 21 Shtator, 2021

schedule 23:21 - 21 Shtator, 2021

Analisti Mentor Nazarko komentoi në “Log.” me gazetarin Endri Xhafo shkrirjen e “akujve” mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës. Nazarko tha se rasti i vizitës së Ramës në Kosovë është një test për raportin mes dy kryeministrave, nëse ata i kanë lënë apo jo menjëanë situatat që kanë pasur në të shkuarën.

“Cilat është logjika që Kosova përfshihet në këtë temë në Gjermani. Kush e ka ftuar të bëjë pjesë në Mini Shengen? E ka ftuar Shqipëria.  Më duket sikur Prishtina vuan një lloj sindrome të vetë viktimizimit përkundrejt Tiranës.

Vëllai i vogël i thotë vëllait të madh të mos kesh marrëdhënie me komshiun.  Thaçi i thoshte Ramës pse flet ti në Beograd për ne. Rasti i vizitës së Ramës është një test nëse Kurti do i lërë pas situatat që ka pasur me Ramën. Kjo vizitë është test.

Natyrisht një pjesë e madhe e frikërave të Kosovës do ishte zgjidhur nëse më herët Shqipëria dhe Kosova do i kishin hequr barrierat, Kjo që po ndodh, është duke ndodhur kur bashkësia ndërkombëtare nuk e ka mendjen fare te ajo që po ndodh në Kosovë. E pamë sot Biden në OKB që nuk e përmendi fare”, tha Nazarko. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!