Edhe pse nuk ka ende një dialog me studentët, qeveria ka miratuar dy vendime që prekin një nga 8 kërkesat e studentëve, atë të kushteve në konvikte.
Në mbledhjen e kësaj të mërkure, është miratuar në parim marrëveshja e bashkëpunimit financiar 2017, mes Këshillit të Ministrave dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, konkretisht fazën e tretë të projektit të rinovimit të konvikteve në kampusin universitar të Tiranës.
Ndërsa vendimi tjetër, ishte faza e tretë e marrëveshjes së financimit nga Banka Gjermane KfW Frankfurt Main, të rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës, me një grant prej mbi 2.9 milionë eurosh. /abcnews.al