Gjatë orëve të para të së martës ka rënë zjarr në fshatin Vllahinë të Selenicës. Flakët janë shfaqur rreth orës 03.17 dhe për pasojë janë djegur dy automjete në pronësi në Tomor Karçanit.
Dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm ndërsa pronari 60-vjeçar nuk rezulton të ketë precedent.
Po hetohen shkaqet e zjarrvënies. /abcnews.al/