Mjeku: Imuniteti natyror më i fortë, por nëse bën vaksinën nuk ka risk

schedule22:52 - 20 Shtator, 2021

schedule 22:52 - 20 Shtator, 2021

Drejtori i Urgjencës Kombëtar Skënder Brataj u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “LOG” në “ABC” se vaksina është e domosdoshme, pasi është arma e vetme që na mbron për momentin, por shtoi se nuk është dakord me detyrim, pasi nuk ka bazë ligjore specifike. Megjithatë, justifikoi vendimin e autoriteteve me ligjin e përgjithshëm për sëmundjet infektive.

Me detyrim apo jo është gjë tjetër. Ne kemi 10 vaksina në Shqipëri që bëhen me detyrim, por ka edhe fakultative. Nëse duhet ta bësh me detyrim apo jo duhet të ndryshosh bazën ligjore. Vaksina është e dobishme, duhet bërë, e ka bërë e gjithë familja ime, edhe pse e ka kaluar sëmundjen.

Me detyrim apo jo? Nuk e vendos specialisti, ne këshillojmë. Baza ligjore? Këtu nuk është se nuk ka fare bazë ligjore. Ti hyn te ligji i sëmundjeve infektive, dhe unë si shtet do të ndërhyj. Bazë ligjore nuk ka për këtë, por nëse ti je rrezik për të tjerët unë si shtet do të ndërhyj” tha ai.

Alban Domi, pjesë e Departamentit të Zhvillimit të Vaksinave pranë kompanisë “Geovax” në Georgia të SHBA-ve shprehu rezerva nëse vaksina do të bëhet cdo vit. “Unë jam pro vaksinës, dua të jem i qartë për këtë, por kush ka dëshirë. Nga ana juridike është anti-kushtetuese, në Spanjë gjykata e hodhi poshtë.

Elementi i dytë është që kur keni bërë betimin e mjekut, keni thënë se do i shërbeni pacientit, jo familjes së pacientit, apo tjetrit dhe ti japësh pacientit diçka për të mirën e tjetrit nuk është etike. Elementi tjetër i ri, vaksina ka qenë për këputjen e zinxhirit, por edhe të vaksinuarit infektohen dhe mund ta transmetojnë. Kam shumë rezerva nëse vaksina do të bëhet një vjeçare, nëse do të përsëritet, akumulimi nëse bëhen më shumë se 2-3 vaksina” tha ai.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se vaksinën e bëri pasi u bë me detyrim, por beson më shumë te imuniteti natyror, që do të thotë se sipas tij nuk është e domosdoshme nëse e ke kaluar COVID-19.

E para, nëse kemi persona në gjendje të prodhojnë përgjigje imunitare ndaj virusit, e nisim me radhë, nuk kemi asnjë virus më parë të njohur që thotë po ta kesh kaluar në mënyrë natyrore ke nevojë për vaksinë. E dyta kushëriri më i afër i tij virusi është SARS-CoV-1 dhe nuk ka pasur vaksinë, personat e infektuar në mënyrë natyrore vijojnë që të jenë imunë.

E treta, kemi cdo të dhënë, të gjitha të dhënat e Izraelit, që personat që e kanë kaluar kanë mbrojtje më të gjatë dhe të fortë se “Pfizer”. Këtu nuk ka një domosdoshmëri, por nëse e  bën, sepse ta detyron puna, apo të udhëtosh, nuk pret një risk ekstra. Nuk kemi asnjë vend që të flasë për rënie të imunitetit natyror. Por nëse e bën nuk është risk. Unë e kam bërë për shkak të detyrimet dhe jo se ndjeja risk, thjeshtë kot” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!