Greqia denoncon provokimet e vazhdueshme turke në Egje.
“Me dhjetëra avionë ushtarakë turq kanë hyrë në hapësirën ajrore greke të hënën duke shënuar në mënyrë të vazhdueshme shkelje” raportojnë mediat në Athinë.
Konkretisht, 22 avionë “F-16” kaluan mbi Egjeun Verilindor, Qendror dhe Juglindor, me gjashtë prej tyre të armatosur.
Përveç avionëve luftarakë, tre helikopterë dhe një spiun “CN-235” fluturuan mbi Egje.
Autoritetet greke theksojnë se avionët turq u identifikuan në përputhje me rregullat ndërkombëtare, sipas praktikës së vendosur./ Abcnews.al