Lumenj llave nga vullkani në La Palma në Spanjë, mbi 5,00 të evakuuar

schedule15:05 - 20 Shtator, 2021

schedule 15:05 - 20 Shtator, 2021

Me qindra turistë ndodhen mes 5,000 njerëzve të evakuuar nga hotelet dhe shtëpitë në ishullin turistik spanjoll La Palma pas një shpërthimi të fuqishëm vullkanik. Me qindra shtëpi raportohet të jenë dëmtuar apo shkatërruar tërësisht nga përrenjtë e shkëmbinjve të shkrirë që dalin nga mali Cumbre Vieja, tha sot kryebashkiaku Mariano Hernandez.

Ndërkohë, ekspertët paralajmëruan se shpërthimi mund të zgjasë deri në dy muaj.


Llava tashmë ka prerë një nga autostradat kryesore të ishullit – LP -2 – dhe ka hyrë në komunën e Los Llanos de Aridane, sipas Miguel Ángel Morcuende, kreu i njësisë së gatishmërisë së vullkanit të Ishujve Kanarie.

Llava duket se po shkon drejt bregut perëndimor, veçanërisht qytetet La Bombilla dhe Puerto Naos, ku 200 banorë janë evakuuar. Puerto Naos është gjithashtu vendpushim i njohur dhe hoteli ku strehohen rreth 380 turistë u evakuua brenda natës, ndërsa pushuesit u dërguan në ishullin e afërt të Tenerife-s.

Rreth 100 të tjerë u evakuuan nga hotelet dhe apartamentet e tjera dhe u dërguan në një kazermë të vjetër të ushtrisë në kryeqytet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!