Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Legjenda skoceze tregon favoritët për titullin e Premier League

schedule18:15 - 19 Shtator, 2021

schedule 18:15 - 19 Shtator, 2021

Sipas legjendës skoceze, Graeme Souness, Manchester United nuk është në mesin e tre favoritëve të e mundshëm për të fituar titullin Premir League

Souness  ka “akoma më shumë pikëpyetje” rreth Man United në krahasim me tre favoritët.

“Pajtohem se kjo është top katërshja më e fortë që kemi parë në Ligën Premier për disa vjet”, ka thënë fillimisht Souness për The Times.

“Por, ka akoma shumë pikëpyetje rreth Manchester Unitedit nga cilido prej pretendentëve të tjerë të titullit – Chelsea, Liverpool dhe Manchester City”.

“United nuk ka fituar asnjë trofe të madh kohëve të fundit dhe ka shpenzuar shumë para. Liverpooli dhe City kanë qenë kryesorët viteve të fundit dhe Chelsea ka fituar Ligën e Kampionëve”.

“Nëse e thoni kështu, është sens i përbashkët. Të tjerët nuk kanë fituar vetëm trofe, por trofe të mëdhenj, ata të rëndësishëm”, përfundoi skocezi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!