Në orët e vona të së martës ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ai i bëri apel banorëve të kryeqytetit që të ndihmojnë studentët e vendosur për të kaluar natën jashtë para kryeministrisë. Kreu i PD-se bëri apel qytetarëve të Tiranës t’i çojnë atyre mbulesa dhe ushqim. Ndërsa të mërkurën Basha ftoi të gjithë prindërit dhe qytetarët që t’ju bashkohen studentëve në protestën e tyre.
“Është protestë për dije, është protestë për dinjitet, është protestë për një të ardhme më të mira për ta. Tashmë ajo është edhe një protestë kundër arrogancës dhe shpërfilljes ekstreme të një qeverie që i ka braktisur me kohë njerëzit.” – përfundon mesazhin e tij kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. /abcnews.al