“Hapësira është e të gjithëve” rikthehet grupi i parë i turistëve që orbitoi Tokën

schedule10:58 - 19 Shtator, 2021

schedule 10:58 - 19 Shtator, 2021

Ekuipazhi me civilë i SpaceX është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve në hapësirë.  Ekipi i “Inspiration4” u ul në ujërat e oqeanit Atlantik pranë Florida-s të shtunën mbrëma. Kështu përfundoi edhe misioni i tyre historik pas tre ditësh duke i ardhur rreth e rrotull Tokës.

Kapsula Dragon u ul butësisht në ujë dhe moduli arriti që të lundronte në sipërfaqen e Oqeanit Atlantik.

“Misioni juaj i ka treguar botës se hapësira është për të gjithë ne”, i tha SpaceX Mission Control ekuipazhit përmes radios.

“Faleminderit shumë SpaceX, ishte një udhëtim i paparë për ne,” u përgjigj komandanti i misionit Jared Isaacman.

Kurse, themeluesi i SpaceX, Elon Musk shkroi në Twitter: “Urime @ Inspiration4x !!!”

Katër anëtarët e ekuipazhit u nxorën nga kapsula dhe hipën në një helikopter për t’u ribashkuar me familjet e tyre.

Ekuipazhi i Inspiration4 – Jared Isaacman, Hayley Arceneaux, Sian Proctor dhe Chris Sembroski, u nisën në hapësirë ​​pak pas orës 20:00 të EST të mërkurën në bordin e një moduli të modifikuar të Creë Dragon nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që civilët udhëtojnë në hapësirë, Inspiration4 është misioni i parë i drejtuar vetëm nga civilët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!